Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

FOTO/ Artan Hoxha tregon detaje nga ‘ekspedita’ e tij mes parcelave me kanabis: Është mbjellë brenda stallës me lopë (Ja sa është çmimi për 1 kg)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f595214508286f6bef197df10da29611

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar disa video në emisionin ‘Opinion’, gjatë “ekspeditës” së tij mes parcelave me kanabis në zona të ndryshme të vendit.

Në pamje duket se personat që kanë investuar miliona lekë nuk janë fshatarë të zonës, por persona nga kryeqyteti, Durrësi apo Fushë-Kruja.

Sipas Hoxhës, shqetësuese është fakti që janë investuar shuma të mëdha parash për infrastrukturën. Në një stallë lopësh brenda ishin mbjellë bimë kanabisi, që Hoxha tha se mund të prodhojnë minimumi 600 gr dhe maksimumi 2 kg.

Screenshot_16.jpg

Përsa i përket çmimit për 1 kg kanabis, Hoxha tha se shkon nga 1300-1600 euro.

Hoxha: Këtë vit nuk ka pas parcela të mëdha si në pikun e lulzimit të hashashit. Parcela ku isha unë ruhej, mua më është dashur të hyj nga Tropoja. Problem është se krimi po investon miliona lekë për infrastrukturën. Shikoni, nga jashtë duket stallë, dhe stallë është, brenda ka lopë. Por ka dhe hashash.

Fevziu: Mos më thoni që dhe lopën ushqehen me kanabis?!

Screenshot_15_copy.jpg

Hoxha: Këtu është bërë supër investim, janë padyshim 2000-3000 rrënjë, një sasi shumë e madhe.

Gazetari Hoxha tregon dhe parcelat e kanabisit në Jug të vendit me investim shumë të madh. Dhe atje investimi është shumë i madh, që tregon se nuk është investim nga fshatarët e thjeshtë.

Hoxha: Ka panele diellore, gjeneratorë pa zhurmë. Ka depo ushqimesh, ushqime të blera në conad, kështu që ata që e kanë kultivuar nuk janë të zonës. Janë grupe nga Tirana dhe Durrësi, nga Fushë-Kruja. Për momentin gjëja që bie në sy është çmimi shumë i lartë io kanabisit, në një vend në jug minimumi ishte 1300 euro. Një gjeje cilësi të mirë shkon në 1600 euro. Varet nga cilësia e bimës, mund të shkojë dhe 2 kg për një rrënjë. Me një rrënjë shkon 3000 euro.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img