Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

FOTO/ Arta Bajrami reagon e revoltuar për lajmin e arrestimit të bashkëshortit: Burrin e kam në shtëpi, mos përhapni dezinformata kot!

Lajme të ngjashëm

Mediet në Kosovë raportuan pak ditë më parë se ishte arrestuar Xhimi Sekiraqa, bashkëshorti i këngëtares, Arta Bajrami, pasi sipas tyre akuzohej për vjedhje të orave “Rolex”.

Kjo e fundit ka reaguar duke hedhur poshtë lajmin dhe duke thënë se bashkëshorti i saj ndodhet në shtëpi. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja iu bën thirrje portaleve që të mos përhapin dezinformata.

“Burrin e kam në shtëpi, Prishtinë, Vranjefc, me mua e me fëmijët e jo në Londër, mos servoni dezinformata kot. Atë fotografi e keni marrë nga storjet e mia ku fansat e mi më bëjnë ‘tag’ personi që më ka bërë ‘tag’ duke dëgjuar këngën time ishte në Londër dhe do e ripostoj prapë që ta shihni do ju padis për këtë e shohim pastaj”, ka shkruar Bajrami-Sekiraqa në InstaStory.

 

Më shumë