Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

FOTO/ Arrestohet aktivistja e mjedisit Greta Thunberg gjatë një proteste në Gjermani

Lajme të ngjashëm

Aktivistja për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg është në mesin e të arrestuarve nga Policia gjatë një proteste në Gjermani.

20- vjeçarja mori pjesë në protestën kundër prishjes së fshatit Luetzerath, i cili po pastrohet për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri në Gjermani.

Sipas medieve të huaja, fshati i vogël, i cili është në pronësi të firmës së shërbimeve RWE dhe është braktisur, është bërë vija e parë për debatin e Gjermanisë për klimën. Ndërkohë qeveria gjermane ka dhënë dritën jeshile që fshati të prishet për të lejuar zgjerimin e minierës së qymyrit Garzëeiler aty pranë.

Aktivistët e mjedisit kërkojnë që Gjermania të ndërmarrë veprime të menjëhershme për lëndët djegëse fosile dhe po kundërshtojnë zgjerimin e minierës së qymyrit. Sipas tyre shkatërrimi i fshatit për t’i hapur rrugë vendit do të rezultonte në sasi të mëdha të emetimeve të gazit serrë nga lëndët djegëse fosile të minuara.

Më shumë