Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë.
Bukuroshja shqiptare ka sjellë në jetë vajzën, e cila erdhi si një bekim për çiftin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë aktori, i cili ka postuar një foto në Instastory, ku edhe ka zbuluar emrin e bebes, të cilën e kanë pagëzuar me Alina.
Almeda dhe Tolgahan kanë edhe një djalë 2 vjeç, i cili quhet Efehan.
