Modelet Adrola Dushi dhe Kristina Baki janë prej vitesh dy nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar. Dy bukuroshet shqiptare janë shoqe të ngushta dhe nuk ngurojnë të kalojnë kohë me njëra-tjetrën.
Së fundmi, mikeshat kanë shkuar me pushime në Itali, ku kanë vizituar Romën, duke kalaur disa ditë të këndshme.
Gjatë vizitës atje ato kanë takuar edhe këngëtaren e njohur, Elsa Lila, me të cilën kanë postuar edhe një foto në Instagram. Adrola ka postuar një foto ku shfaqen të tria, e ndërsa thotë se me këngëtaren kanë miqësi, por ende vazhdojnë të jenë fanset e saj.
“Sot e kemi shoqe, por jemi ende fanset e saj nr. 1”, ka shkruar modelja krahas foto, duke etiketuar Elsën dhe Kristinën.
View this post on Instagram