Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ 4 turistët hungarezë tentojnë të kalojnë lumin me makinë, rrjedha e Devollit i merr para

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ 4 turistët hungarezë tentojnë të kalojnë lumin me

Katër turistë hungarezë janë shpëtuar nga ekipet zjarrfikëse në Maliq të Korçës. Ata kanë tentuar të kalojnë lumin Devoll me makinën e tyre por janë bllokuar në mes.

Siç shihet dhe nga foto, makina është marrë para nga rrjedha e lumi. Turistët kanë rrezikuar të mbyten por fatmirësisht janë ndihmuar nga zjarrfikësit.  Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Plovisht, Maliq.

Në këtë zonë kanë qenë 4 mjete. E para që ka tentuar të futet në lumin Devoll ka qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra duke u rrezikuar jetën. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë dhe më pas ka shkuar dhe zjarrfikësja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu