Hapësire reklamuese

Sporti

FOTO/ 190 mijë lekë bileta më e shtrenjtë, Florian MARKU publikon çmimet për përballjen në “Air Albania”

Shkruar nga Newsbomb

Florian Marku do përballet me Miguel Parra në ring, më 25 gusht. Pikërisht në stadiumin “Air Albania” boksieri shqiptar do tentojë të fitojë titullin e dytë(WBC Silver Interim) në karrierë.

Biletat për këtë sfidë do dalin në shitje nga dita e enjte dhe çmimet e tyre janë bërë publike. Bileta më e lirë mund të sigurohet me 2 mijë lekë të reja, ndërsa më e shtrenjta kushton 19 mijë lekë. Në stadiumin Kombëtar priten me mijëra mbështetës, që do shohin Florian Markun, i pamposhtur deri tani. Më poshtë mund të lexoni dhe njoftimin e tij në rrjetet sociale.

“Nesër në orën 10 të mëngjesit dalin biletat në shitje në AL.EBILETA.AL. Siguroni biletat tuaja sa më shpejt për vendet më të mira. Do jetë një natë e paharrueshme për të gjith shqiptarët anë e mbanë botës”, shkruhet në postimin e Florian Markut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu