Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ 1 milion euro të konfiskuara nga SPAK i kalojnë shtetit shqiptar: Pasuri cash, 5 makina dhe një pulari

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ 1 milion euro të konfiskuara nga SPAK i kalojnë shtetit

1 milion euro pasuri shkojnë në arkën e shtetit shqiptar. Prokuroria Speciale SPAK bën me dije se një vilë, një pulari dhe mijëra euro cash, të cilat i përkisnin një grupi kriminal, janë konfiskuar dhe tashmë i kalojnë në llogari shtetit.

Është provuar se ato janë krijuar nga aktiviteti kriminal i disa shtetasve shqiptarë në Danimarkë dhe mbi to është vendosur masa e përhershme e konfiskimit. Pak ditë më parë, 5 milionë euro pasuri u konfiskuan nga SPAK dhe kaluan në llogarinë e shtetit.

"Pasuri dhe Cash konfiskuar nga SPAK.al! Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal - trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë. Vlera: 1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar. Pasuritë & cash konfiskuar nga SPAK.al që i kalojnë shtetit shqiptar:

  • Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë€
  • 3 apartamente në Velipojë, Shkodër =283 mij뀠
  • 3 automjete të ndryshme
  • 173 500 € dhe 8.6 Milion lek cash", njofton Prokuroria Speciale në twitter.

Koto pasuri u përkisnin shtetasve Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani. Në mars të vitit 2021, këta dy persona janë dënuar me 14.2 vite burg, pasi akuzoheshin për pastrim parash. Grupi ku bënin pjesë Beqiri dhe Shkodrani trafikonte kokainë në vendet e BE dhe sipas njoftimit të SPAK, ata kanë trafikuar rreth 1.6 ton kokainë.

Sipas hetimeve të kryera dhe në Danimarkë, grupi kriminal i sillte paratë cash në Maqedoni me autobus nga Danimarka. Paratë i merrte Dhimitër Shkodrani në Maqedoni dhe i sillte te Astrit Beqiri në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu