Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Fotbollisti kroat bën gjestin e madh, sakrifikoi karrierën për të shpëtuar nënën e tij

Shkruar nga Newsbomb
Fotbollisti kroat bën gjestin e madh, sakrifikoi karrierën për

Një histori tepër interesante dhe motivuese vjen nga kampionati kroat. Robert Peric-Komsic, është 23 vjeçari i cili me gjestin e tij të mrekullueshëm ka bërë bujën e madhë në të gjitha mediat botërore. Historia tij është sa motivuese por dhe e dhimshme pasi jeta tregon që të përball me të papriturat e saj atëherë kur nuk e pret.

Robert aktivizohet në ligën e dytë kroate me ekipin e Cibalia. Sulmuesi i cili numëron 13 ndeshje dhe 4 gola në kampionat, kësaj here misioni tij ishte jasht fushe ku duhet të shpëtonte jetën e nënës së tij Ljiljana, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në mëlçi.

Robertit iu desh t’i jepte fund karrierës së tij sportive për të shpëtuar jetën e nënës së tij. Ai iu nënshtrua një operacioni ku iu hoq 70% e mëlçisë. Në atë kohë, asgjë dhe askush nuk garantonte se ai do të mund të luante përsëri, por atij nuk i interesonte. “Kisha një imazh krejtësisht të qartë të rrezikut, por futbolli ishte në planin tim të tretë në atë kohë.”

“Në momentin kur e kuptova se të gjitha opsionet e tjera ishin shteruar, i paketova gjërat e mia dhe fluturova për në Stamboll. Misioni im ishte i qartë, të kuroja nënë time. Çdo gjë tjetër ishte më pak e rëndësishme ose krejtësisht e parëndësishme”

Katër muaj e gjysmë pasi nëna dhe djali iu rikthyen jetës normale. Ljiljana u rilind dhe mëlçia e Robertit u rigjenerua pothuajse plotësisht. Tani talenti mund të rikthehet në fushë, ai ka filluar stërvitjen dhe po punon seriozisht. Pak nga pak, por me shumë entuziazëm. Trajneri i tij Tomislav Radotic ende ka besim te ai. “Mendoj se do të luajmë një ndeshje shumë shpejt”, u shpreh trajneri.

Siç do ta kishte fati, Robertit iu dha një shans tjetër. “Gjithçka ishte e mrekullueshme. Faleminderit Zotit që të dy jemi mirë, tani unë jam gati të rikthehem në fushë dhe mami më në fund mori një jetë të re pas 13 vitesh luftimesh të vështira ”, detajon lojtari i ri që do të nisë karrierën. “Kampionati është këtu, te dera dhe ndjej se në Vinkovci po shfaqet diçka serioze ”, thotë ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese