Hapësire reklamuese

Aktualitet

Foshnja humbi jetën në Gjermani, gjyshërit me lot në sy bëjnë thirrje për ndihmë: Jemi shumë të varfër, kërkojmë rikthimin e trupit

Shkruar nga Newsbomb
Foshnja humbi jetën në Gjermani, gjyshërit me lot në sy

Disa ditë më parë një fëmijë 14 muajsh nga Fieri humbi jetën në Gjermani. Gjyshërit e tij së fundmi u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve, biznesmenëve dhe shoqatave që t’i ndihmojnë për ta kthyer trupin e tij në Shqipëri.

 “Djali humbi jetën rreth një javë më parë në Gjermani, nuk po kërkojmë lekë për bukë por për trupin.

Bëj apel që të na e kthejnë sepse jemi në kushte shumë të vështira, të vënë dorën në zemër biznesmenët dhe institucionet. Sipas dokumenteve që duhen janë kërkuar 2 mijë e 200 euro.

Vetëm dy nipa kishim në Gjermani, dhe ne duam vetëm trupin e foshnjës sepse nuk përballojmë dot asnjë lloj shpenzimi, jemi shumë të varfër”, thanë ata me lot në sy për mediat.

Gjithashtu ata shtuan se duke qenë se janë nga komuniteti rom atëhere institucionet nuk i kanë dhënë rëndësi kërkesës së tyre të cilën e kanë bërë prej ditësh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll