Hapësire reklamuese

Rajoni

Foshnja e pajetë u gjet në lavatriçe, shkarkohen nga detyra shefi dhe kryeinfermierja e spitalit në Pejë

Shkruar nga Newsbomb
Foshnja e pajetë u gjet në lavatriçe, shkarkohen nga detyra

Spitali i Pejës ka bërë me dije sot se ka shkarkuar shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë, pas rastit të rëndë të foshnjës që lindi e vdekur dhe u fut në lavatriçe nga personeli.

Sipas njoftimit, spitali po përgatit planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat e brendshme organizative.

“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast.

Ne jemi duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat tona të brendshme organizative dhe për këtë do të reflektohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu