Hapësire reklamuese

Aktualitet

Foshnja e pajetë në valixhe, mjekja neuro-psikiatre në Korçë: E ëma thotë që e ka lindur dikush tjetër, ka tre vite me probleme mendore

Shkruar nga Newsbomb
Foshnja e pajetë në valixhe, mjekja neuro-psikiatre në

Mjekja neuro-psikiatre, Nikolina Dode ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Korçë, ku një fëmijë u gjet i pajetë në një valixhe.

Dode thotë se familjarët kishin zbuluar se 40-vjeçarja ishte shtatzënë kur ishte në muajin dhjetor. Ata kanë tentuar që ta çoni për vizitë, por që 40-vjeçarja nuk ka pranuar.

40-vjeçarja prej 3 vitesh mësohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe që nuk kishte pranuar që të merrte mjekim.

Gruaja është marrë në pyetje nga policia dhe ka thënë se fëmija që është gjetur i pajetë në valixhe nuk është i saj dhe se e ka lindur dikush tjetër.

Kujtojmë që fëmija u gjet në valixhe bashkëshorti i gruas, i cili kishte ardhur dje nga Greqia. Ai i ka thënë policisë se ishte në Greqi prej më shumë se 1 viti dhe se fëmija që gjeti nuk ishte i tij. Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.