Hapësire reklamuese

Bota

Foshnja 1 vjeç dërgohet me urgjencë në spital, piu kokainën që i ra babait nga xhepi

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një foshnje 13-muajshe u dërgua me urgjencë në një spital në Romë pas marrjes së një doze kokaine.

I vogli fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, por prindërit e tij tani duhet të përballen me drejtësinë, pasi akuzohn për “plagosje nga pakujdesia”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, babai i foshnjës është shprehur se kishte humbur dozën e drogës që kishte në xhep pasi ishte ulur në divan në shtëpi.

Prindërit kishin telefonuar ambulancën pasi kishin vënë re gjendjen e fëmijës, i cili u transportua për në Spitalin Umberto në kryeqytetin italian.

Gjatë kontrollit të policisë në banesë nuk u gjet asnjë dozë tjetër droge.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu