Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Forumi për Trashëgimninë: Kandidatët të tregojnë si do ruajnë trashëgimninë kulturore

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forumi për Trashëgimninë Kulturore ka reaguar për platformat e kandidatëve të të gjitha palëve në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimnisë kulturore. 

Në një njoftim për shtyp shpërndarë ditën e sotme, Forumi për Trashëgimninë, kërkon përgjegjshmëri maksimale nga kandidatët, pavarësisht partive politike që u përkasin, në mbrojtje të monumenteve e vlerave të trashëgimnisë.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimise Kulturore po ndjek me interes garën e kandidatëve për kryetarë të bashkive të vendit. Në këtë kuadër, Forumi do donte të tërhiqte vëmendjen në drejtim të mbrotjes së trashegimise kulturore, qoftë asaj materiale, por qoftë dhe asaj shpirtërore. Trashegimie kulturore e vendit tonë bjerret dita ditës dhe pëson dëme të pa riparueshme, e te parikthyeshme. Dhe kjo bjerrje nuk është rezultat vetëm i varferise materiale por mbi të gjitha i neglizhences, moskujdesit dhe mos pasjes së vëmendjes për të. Ne jo pak raste, jane pikërisht administratat qeverisëse vendore që me vendimarrjet e tyre e dëmtojnë atë“ thuhet në deklaratën e Forumit për Trashëgimninë.

Më pas Forumi kërkon nga sejcili kandidat qe problemet e trashëgimise kulturore të gjejne vendin që meritojnë në programet e tyre elektorale e me pas qeverisëse vendore.

„Forumi garanton kandidatët se do qëndrojë një vëzhgues i kujdesshëm i problematikës që ka të bëjë me trashegimine kulturore, dhe do ngrejë gjithnje zërin në mbrotje të saj“ thuhet në deklaratë.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img