Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë-Kumbaros: Ju dhe kolegët tuaj, sakatosët Gjirokastrën

Shkruar nga Newsbomb

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar pas një postimi në “Twitter” nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kumbaro ka postuar disa foto nga qyteti i Gjirokastrës, me mbishkrimin “Ah ç'i punuan Gjiros në 25 vjet! Trup e shpirt të sakatosur...”.

Por, FMTK i kujton ministres se Gjirokastra në këto 25 vite është drejtuar kryesisht nga kryebashkiakë të majtë, përfshirë deputetin e PS-së, Bashkim Finon. Gjithashtu, në reagimin e forumit vihet në dukje fakti se Kumbaro qëndron në atë detyrë prej 3 vitesh tashmë, ndërsa më parë kryeministri aktual, Edi Rama e ka drejtuar Ministrinë e Kulturës për 2 vitepo ashtu dhe ministri aktual i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi.

Sipas FMTK-së, situata e rëndë në të cilën ndodhet Gjirokastra sot, pjesë e UNESCO-s, është për faj të vetë Kumbaros dhe kolegëve të saj.

Reagimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore:

Ministrja Kumbaro shkruan sot per Gjirokastren: “Ah ç'i punuan Gjiros ne 25 vjet! Trup e shpirt te sakatosur...”.

Por ne keta 25 vjet, 3 vjet ka qene ajo vete ministre, 2 vjet ka qene minister kryeministri i sotem Edi Rama, 2 vjet te tjera ka qene minister i kultures Blendi Klosi, qe eshte edhe sot ne Kabinet bashke me Mirelen. Ne keta 25 vjet, 12 vjet kane qene qeveri te djathta dhe 13 vjet qeveri te majta, nder te cilet prej 3 vjetesh eshte kryeminister Edi Rama, 2 vjet ka qene kryeminister Ilir Meta dhe 2 vjet ka qene Pandeli Majko. Per gati gjithe cerekshekullin qe ankohet ministrja, ne Gjirokaster kane qene kryetare bashkie nga Partia Socialiste, nder te cilet 8 vjet ka qene kryetar prefekti i sotem i Gjirokastres, 3 vjet ka qene kryetar bashkie Bashkim Fino, e c’te rreshtojme me tej.

Dhe po permendim ketu vetem ata qe jane ende ne politike aktive dhe qe ulen cdo dite per te rilindur Shqiperine bashke me zj. Kumbaro, e cila sot papritur ndjehet “trup e shpirt e sakatosur” me c’i kane bere Gjirokastres ajo dhe koleget e saj.

Lesh harapi kjo pune !

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu