Hapësire reklamuese

Aktualitet

Forumi i dytë ekonomik i Tiranës, Rama: Njerëzit nuk i hanë statistikat dhe s'i pinë shifrat... stafi im ka shkruar shumë shifra në fjalim

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në forumin e dytë ekonomik të Tiranës, ka folur për përmirësimin e ekonomisë shqiptare dhe si ka ndikuar e do ndikojë në jetën e qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se në fjalim stafi i ka shkruar shumë shifra por kryeministri ka vendosur ti shmangë ato pasi ka theksuar se në secilën prej tyre ka përmirësim.

“Duke qenë se më keni ftuar të flas për ekonominë meqë e di mirë se kur vjen puna te ekonomia ka gjithmonë disa hile sepse njerëzit nuk i hanë statistikat dhe si pinë shifrat dhe njerëzit me të drejtë nuk duan të krahasojnë me pikën ku ishin dje po ku duan të jenë nesër. Kjo nuk është pikë e thjeshtë. Në fjalimin e përgatitur nga stafi im ka shumë shifra por nuk dua të lexoj shifrat, dua të përmend se në çdo shifër ka përmirësim”, ka thënë më tej kryeministri.

Sakaq kryeministri nuk ka folur vetëm për sukseset por edhe për sfidat dhe një prej tyre është përmirësimi i klimës për bizneset.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Shpresoj që ky vit të jetë i mirë si për BE dhe për Shqipërinë sepse shpresojmë që ky vit të jetë i mire edhe për rajonin për fqinjët tanë dhe marrëdhëniet tona me fqinjët.
Kjo mund të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë tonë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Duke qenë se më keni ftuar të flas për ekonominë meqë e di mirë se kur vjen puna te ekonomia ka gjithmonë disa hile sepse njerëzit nuk i hanë statistikat dhe si pinë shifrat dhe njerëzit me të drejtë nuk duan të krahasojnë me pikën ku ishin dje po ku duan të jenë nesër. Kjo nuk është pikë e thjeshtë. Në fjalimin e përgatitur nga stafi  im ka shumë shifra por nuk dua të lexoj shifrat, dua të përmend se në çdo shifër ka përmirësim.

Sipas BB ka një histori suksesi. Popullata është ulur dhe njerëzit janë larguar thuhet, por jo nuk është kështu sepse suksesi nuk vjen nga nr i personave që jetojnë tani në Shqipëri por bazuar në të gjithë popullatën.

Një shifër tjetër e rëndësishme lidhet me investimet e huaja. Kemi nevojë që të kemi më shumë investime të huaja por duke iu referuar shifrave kemi progres të investimeve të huaja.

Më lejoni të flas për sfidat dhe jo për arritjet.

Më lejoni të theksoj se duhet fare mirë të përmirësojmë klimën e biznesit, sjelljen dhe kapacitetin e administratës. Kemi nevojë specifike për të përmirësuar atë pjesë të administratës që lidhet me veprimtarinë e biznesit.

Gjatë këtij viti do të kemi rezultate të rëndësishme për njerëzit në biznes duke e bëtrë më të thjeshtë komunikimin mes qytetarëve, me sipërmarrjet dhe administratën, duke e shkëputur komunikimin fizik dhe duke e kthyer në dixhital.

Brenda vitit 2020 të kemi 95% të shërbimeve të dixhitaliziara.

Kështu që personat që merren me biznes nuk kanë nevojë të shkojnë në vende të ndryshme për të aplikuar për leje dhe liçenca sepse do bëhet përmes internetit. Kjo do ndryshojë tërësisht mënyrën e komunikimit mes njerëzve dhe administratës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll