Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

“Forum Ilirida” tani edhe në Lubjanë

Lajme të ngjashëm

Shoqata kulturore, ekonomike dhe arsimore e shqiptarëve “Forum Ilirida”, e themeluar vetëm gjashtë muaj më parë, hapi sot zyrat e veta në qytetin e Lubjanës.

Zyrat do të jenë në funksion të takimeve dhe veprimtarive socio-ekonomiko-kulturore për shqiptarët.

 Në fokus të shoqatës do jetë promovimi i imazhit të shqiptarëve, integrimi i tyre në shoqërinë sllovene, vendosja e lidhjeve ekonomike si dhe mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët shqipëtarë.

 Ambasada shqiptare në Slloveni përshëndeti këtë nismë duke vënë theksAin në rolin e rëndësishëm që ajo ka.

Njëherazi, shprehu edhe gatishmërinë për mbështetjen e gjithë veprimtarisë të “Forum Ilirida.”

 Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe drejtuesit e shoqatës :Zejnulla Bilali, Avni Sejfulli dhe Xhevat Nuredini.

Më shumë