Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FORMULARI i vetëdeklarimit të shëndetit që duhet të plotësojnë prindërit dhe nxënësit çdo ditë, plas debati në rrjet: A mund të mbajë përgjegjësi fëmija?

Shkruar nga Newsbomb
FORMULARI i vetëdeklarimit të shëndetit që duhet të
Ilustruese

Duke nisur nga nesër, sipas protokollit të ministrisë, nxënësit nëpër shkolla duhet të kenë me vete çdo ditë një formular të vetëdeklarimit shëndetësor, të cilin duhet ta plotësojnë së bashku me prindërit.

Në formular prindërit duhet të deklarojnë që fëmijët nuk janë të prekur nga Covid, në të kundërt nuk lejohen të futen në shkollë.

Këtë veprim duhet ta bëjnë çdo ditë te dera e shkollës, ku prindi nënshkruan formularin ku deklaron se fëmija i tij nuk ka COVID.

Po ashtu edhe fëmija duhet të deklarojë nën përgjegjësinë e tij se asnjë anëtar i familjes nuk është me Covid.

Mirëpo në rrjete sociale ka plasur një debat në lidhje me këtë formular, pasi prindërit dhe nxënësit që bëjnë deklarimin mund të jenë me Covid por ndërkohë nuk e dinë pasi nuk kanë simptoma dhe as nuk kanë bërë testin.

Sakaq debatet më të mëdha kanë qenë në lidhje me opsionin ku duhet të deklarojë nxënësi, se nuk ka Covid ai dhe as ndonjë familjar i tij, duke e ngarkuar me një përgjegjësi për të cilën nuk mund të ketë kompetencën dhe as moshën e duhur për ta mbajtur.

Në shumë komente thuhet se formulari lë vend për diskutim dhe nuk është korrekt.

119474965_737530760427010_5086717650100809947_n_1.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll