Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Formohet qeveria, Luizi zgjidhet Kryeministër, ja si u ndanë postet brenda shtëpisë

Shkruar nga Newsbomb
Formohet qeveria, Luizi zgjidhet Kryeministër, ja si u ndanë postet

Banorët e Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme votuan qeverinë brenda shtëpisë së tyre. Ata vendosën që Kristi të jetë President, Luizi Kryeministër, Efi kryetare e Parlamentit, Elvisi ministër i drejtësisë, Qetsori ministër i Brendshëm, Jori Avokate e Popullit, ndërsa Dea, Bledi, Keisi, Kiara dhe Nita do janë populli, te cilët do të adresojnë problemet e tyre.

Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh futi edhe Kushtetutën, në të cilën banorëve iu shpjeguan edhe rregullat për secilin zyrtar, për sovranitetin që i përket popullit, si dhe shpejgohen disa rregulla të rëndësishme për mbarëvajtjen e programit.

“Ne populli i Big Brother, krenar dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen dhe me besim te Vëllai i Madh, me vendosmërinë për të ndërtuar një shoë të së drejtës demokratike, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës me njëri-tjetrin, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor, si dhe prosperitetin e shtëpisë për paqen e mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, në aspiratën shekullore të popullit për identitetin dhe bashkimin tonë, me bindje e thellë se drejtësia, paqa, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet banorëve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit”, thuhej në zarfin e parë që lexoi Luizi, ndërsa vijonte më tej edhe me nenet.

Banorëve u dhanë edhe disa tema që mund të trajtonin me njëri-tjetrin, si dhe kishin mundësinë të shtonin të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese