Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Formimi i qeverisë/ Kuvendi i Kosovës jep paralajmërimin e fundit, ja data dhe ora kur do të mbahet seanca konstituive

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sipas caktimit edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës së Legjislaturës së VII-të do të mbahet të enjten në orën 15:00, në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, seancën konstituive do ta kryesojë deputeti më i vjetër në moshë i legjislaturës, Jahja Koka, i shoqëruar nga deputeti më i ri, që në këtë rast është deputetja Fjolla Ujkani, transmeton newsbomb.al.

Në seancën konstituive, në agjendën e rendit të ditës do të jenë edhe betimi i deputetëve të rinj, zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit, si dhe formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Sipas rregullores protokollare, grupi më i madh parlamentar (Vetëvendosje), do të ulet në qendër, grupi i dytë në radhë më i madh (LDK), në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë (PDK), në anën e majtë të kryesuesit, tranmseton newsbomb.al.

Kujtojmë se teksa ka mbetur edhe një ditë deri në mbajtjen e seancës së konstituimit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk kanë arritur një marrëveshje finale për bashkëqeverisje.

Shkaku kryesor i këtij mosdakordësimi është mos arritja e marrëveshjes për postin e Presidentit të Republikës, post të cilin LDK e kërkon me ngulm./Newsbomb.al.

Më shumë

spot_img