Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Formimi i qeverisë/ Kryesia e Vetëvendosjes mbyllet në seli, afati i fundit për një marrëveshje me LDK-në

spot_img

Lajme të ngjashëm

47ab7f0ba551029df1b13a3cba6af03b

Ndërkohë që nesër pritet të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Edhe pse afati për krijimin e qeverisë së re nga dy partitë e para të dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit është drejt përfundimit, mesa duket VV dhe LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje, transmeton newsbomb.al.

Sakaq Lëvizja Vetëvendosje pritet që për pak të dalë me qëndrimin e saj të fundit sa i përket koalicionit me LDK-në, kur kanë mbetur vetëm 24 orë nga seanca konstituive.

Vetëvendosja ka paralajmëruar me anë të një njoftimi se pas pak do të sqarohen të gjitha spekulimet në lidhje me ‘pazaret’ dhe ofertat që VV-LDK thuhet që ia kanë bërë njëra-tjetrës në këmbim të formimit të qeverisë së re, transmeton newsbomb.al.

Kujtojmë se kryesitë e të dy subjekteve politike kanë zhvilluar një sërë takimesh për të sinkronizuar palnprogramet e tyre si dhe për të negociuar për ndarjen e ministrive, posteve të tjera politike dhe për formimin e qeverisë së re së bashku me minoritetet.

Negociatat duket se janë bllokuar për shkak të postit të Presidentit të Republikës, post të cilin LDK-ja e kërkon me ngulm dhe nuk lëshon pe./Newsbomb.al.

Më shumë

spot_img