Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Serbisë, del Lenjani hyn Meha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f3eddef1c1861512a78fa0510d360397

Trajneri i ekipit perfaqësues shqiptar të futbollit, italiani  Gianni de Biasi, tashmë i ka të qarta idetë e tij lidhur me faktin se me çfarë formacioni do të përballet në ndeshjen e të enjtes ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”.

Burime te ndryshme bëjnë të ditur se pritet që De Biasi të bëjë vetëm një ndryshim për ndeshjen kundër Serbisë. Kështu, në vend të Ermir Lenjanit ai pritet që të aktivizojë mesfushorin Alban Meha, i cili po shkëlqen në kampionatin turk, ku ka shënuar edhe dy gola, një prej të cileve kundër Galatasarait, transmeton Ata.

Pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë e njëjtë ashtu sikurse edhe në ndeshjet e fundit, me dallim të Elseid Hysajt, i cili tashmë është rikthyer nga demtimi dhe pritet të luaj në vend të Berat Xhimshitit.

Formacioni i mundshem i ekipit shqiptar është: Berisha- Hysaj, Cana, Ajeti, Agolli- Xhaka, Kukeli, Abrashi – Gashi, Meha- Cikalleshi.

Lexo edhe: Video: Kombëtarja zhvillon stërvitjen me dyer të hapura

Më shumë

spot_img
spot_img