Hapësire reklamuese

Sporti

FORMACIONET ZYRTARE/ “O sot, o kurrë!” Shqipëria e gjitha në sulm, Edy Reja surprizon me titullarët

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi do të presë në “Air Albania” Poloninë, ku një fiitore do të na e bënte thuajse të sigurt vendin e dytë në grup dhe kalimin në Play Off.

Pak minuta më parë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, ku trajneri Reja ka surprizuar me 11-shen titullare.

Në portë do të jetë kapiteni Berisha, ndërsa në mbrojtje të dëmtuarin Gjimshiti e zëvendëson Veseli, i cili do të rreshtohet krah Ismajlit dhe Kumbullës. Krahët do të mbulohen nga Hysaj dhe Trashi, ndërkohë që në mesfushë krah Bares do të luajë Ramadani, i cili zëvendëson Gjasulën, i cili ditën e sotme rezultoi i infektuar me COVID-19.

Befasia është në sulm, ku Reja ka preferuar të luajë me “tredhëmbësh”, me Uzunin dhe Roshin që do të ndihmojnë sulmuesin Manaj. Nuk ka vend në formacion për Armando Brojën, “heroin” që i dha Shqipërisë fitoren në Budapest ndaj Hungarisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.