Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
0kmh
0 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
15 °
Mar
10 °
E premte, 31 Mars, 2023

FORMACIONET ZYRTARE/ Mitiku “Wembley” dhe 95 mijë tifozë, Edy Reja zgjedh 11 “SHQIPONJAT KUQEZI” që do të zbresin në fushë

Lajme të ngjashëm

Shqipëria do të sfidojë Anglinë në orën 20:45, në një sfidë që do të zhvillohet në stadiumin mitik “Wembley”, i cili do të presë 95 mijë spektatorë, nga të cilët 15 mijë pritet të jenë shqiptarë.

Pak minuta më parë është publikuar edhe formacioni zyrtar i kuqezinjve, me trajnerin Edy Reja që ka vendosur t’i besojë Thoma Strakoshës si portier që nga minuta e parë.

Qendra e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga të zakonshmit Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla, të cilëve do t’u bashkohet edheFrederic Veseli, në mungesë të Berat Gjimshitit. Në krahun e djathtë do të vendoset kapiteni Elseid Hysaj, ndërsa fasha e majtë do të jetë detyrë e Lorenc Trashit.

“Çelësat” e mesfushës do të jenë në këmbët e Keidi Bares dhe Klaus Gjasulës, të cilët pritet të kenë një ndehsje të vështirë përballë mesfushorëve anglezë. Nedim Bajrami do të jetë lojtari prapa sulmuesve, nga i cili pritet të ndërtohen sulmet e kombëtares tonë, ndërkohë që në sulm krah Myrto Uzunit rikthehet Sokol Cikalleshi.

Shpreosjmë në një paraqitje të mirë të kuqezinjve tanë, ndoshta pse jo edhe një rezultat pozitiv, megjithëse vështirësia dihet duke parë cilësitë e kundërshtarëve, finalistë të Kampionatit Europian të këtij viti.

Më shumë