Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ford-i” përplas fëmijën në Vlorë, 10- vjeçari niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
“Ford-i” përplas fëmijën në Vlorë, 10-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Paraprakisht mësohet se një mjet me drejtues shtetasin R.M.,21 vjeç, ka përplasur një të mitur me inicialet D.M.,10 vjeç.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak:  

Me datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor " Rruga e Çipajve", shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip "Ford", ka aksidentuar shtetasin e mitur D.M.,10 vjeç.

Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll