Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Forcim i marrëdhënieve në fushën e importeve dhe lëvizjes së mallrave, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Shkruar nga Newsbomb
Forcim i marrëdhënieve në fushën e importeve dhe

Në Fletoren Zyrtare është publikuar nënshkrimi i një memorandumi për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor .

Marrëveshja është bërë me Shqipërinë, qeverisë e Serbisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes  së  mallrave,  me qëllim   eliminimin   e pengesave në tregtinë e ndërsjellë.

“Secila Pale  duhet  të  garantojë  autoritetet  e  saj kompetente, përgjegjëse për doganat dhe kontrollet dhe  procedurat  e  tjera  të  lidhura  me  importin, eksportin dhe tranzitin e mallrave, të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të koordinojnë aktivitetet e tyre për të lehtësuar tregtinë.  Kontrollet     e     kryera     nga     autoritetet     e përmendura  në  paragrafin  I  të  këtij  neni,  bazohen kryesisht  në  analizën  e  rrezikut,  duke  përdorur teknikat  elektronike  të  përpunimit  të  të  dhënave, me  qëllim  identifikimin  dhe  vlerësimin  e  rreziqeve dhe  zbatimin  e  masave  të  nevojshme,  në  bazë  të kritereve  të  zhvilluara  në  nivel  të  Palëve  dhe,  kur është e mundur, në nivel ndërkombëta”thuhet në njoftim.

”Ne,   Pjesëmarrësit   e   Ballkanit   Perëndimor, referuar kolektivisht si “Palët” dhe individualisht si “Pala”,duke   shprehur   gatishmërinë   për    të   forcuar marrëdhëniet    dhe    mirëkuptimin    e    ndërsjellë, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes   së   mallrave,   me   qëllim   eliminimin   e pengesave në tregtinë e ndërsjellë, për të kontribuar në progresin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të zgjeruar objektin e shkëmbimit të ndërsjellë tregtar;  duke  vendosur të eliminojmë pengesat në  tregtinë e  përbashkët  të  mallrave  dhe  për  të  forcuar  në mënyrë  progresive  marrëdhëniet  tregtare,  jemi  gati të    ftojnë    pjesëmarrësit    e    tjerë    të    Ballkanit Perëndimor  për  t’iu  bashkuar  Memorandumit  të Mirëkuptimit nën frymën e përfshirjes, bashkëpunimit rajonal dhe me qëllim përmirësimin e   jetës   brenda   të   gjithë   rajonit,   dhe   do   të kontaktojmë secilin për t’i inkurajuar ata dhe për t’i përgatitur   për   zbatimin   e   Memorandumit   të Mirëkuptimit;  duke pasur parasyshqë përmirësimi i bashkëpunimit  të  ndërsjellë  ndërmjet  autoriteteve kompetente, përgjegjëse për doganat dhe kontrollet dhe   procedurat   e   tjera,   do   të   kontribuojë   në interesat  ekonomikë,  tregtarë,  financiarë,  socialë dhe kulturorë të Palëve;  duke    risjellë    në    vëmendje    Marrëveshjen    për Bashkëpunimin  Tregtar  dhe  Ekonomik” thuhet në njoftimin e Fletores Zyrtare ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll