Një operacion i madh është kryer nga forcat tokësore izraelite në veri të Gazës gjatë natës.
Lajmin e ka bërë me dije agjencia Reuters duke cituar stacionin radiofonik të ushtrisë izraelite. Bëhet me dije se ishte një sulm nga brigada e këmbësorisë Givati duke përdorur tanke, të cilat synonin "infrastrukturën terroriste".
Në videon e operacionit të natës të publikuar nga ushtria, shihen mjete të blinduara që përparojnë në një zonë ranore në kufi.
Postimi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit vuri në dukje se operacioni u zhvillua në përgatitje për fazat e ardhshme të betejës, një referencë e mundshme për pushtimin e gjerë tokësor që izraelitët kanë kërcënuar të kryejnë me qëllim të zhdukjen e Hamasit. Të gjithë ushtarët izraelitë tani janë tërhequr nga zona dhe janë kthyer në territorin izraelit.