Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Forcat Speciale zbarkojnë në Kune-Vain, dalin FOTOT: Kush janë autori i dyshuar dhe polici i vrarë në Lezhë, po kontrollohej për drogë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Saimir Hoxha, 44 vjeç, është efektivi i Antidrogës që ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Lezhë, në zonën e Kune-Vainit, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Hoxha bashkë me kolegë të tijët kanë qenë duke patrulluar në zonë, kur janë qëlluar me armë zjarri.

Për pasojë, Saimir Hoxha ka marrë plagë të shumta të shkaktuara nga plumbat dhe ka humbur jetën duke shkuar në spital. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Lezhës, Forcat Speciale RENEA dhe FNSH, dhe po krehin zonën për kapjen e autorit/autorëve.

Grupi i hetimit ka arritur të bëjë një shpallje paraprake në hetim të autorit të dyshuar të ngjarjes. Personi që shikoni në foton e mëposhtëm, i identifikuar si Aldo Rama, është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së policit Saimir Hoxha.

Të gjitha patrullat kanë tashmë në dorë foton e Aldo Ramës dhe nëse e konstatojnë duhet të bëjnë prangosjen e tij. Ndërkohë, në kërkim është shpallur dhe vëllai i autorit të dyshuar, Selim Rama. Nuk dihet roli i këtij të fundit në këtë ngjarje, por si autor kryesor të ngjarjes grupi i hetimit ka identifikuar shtetasin Aldo Rama, me origjinë nga Elbasani.  

Nga burime jozyrtare bëhet me dije se ka qenë një grup prej 5 efektivësh të Policisë së Lezhës të cilët kishin dalë për kontrollin e territorit në zonën e Ishull Lezhës, pas informacioneve konfidenciale që kishin marrë se në këtë zonë kishte parcela me drogë. Kur janë afruar në hyje të Kune-Vainit, drejt policëve është qëlluar me breshëri plumbash.

Në ambientet e Policisë së Lezhës janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Nën drejtimin e Prokurorisë së këtij qytetit, po zhvillohen hetime intensive për kapjen e autorit të dyshuar Aldo Rama dhe vëllait të tij Selim Rama.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 të ditës së sotme. Të dy personat që janë shpallur në kërkim nga Policia, vëllezërit Aldo dhe Selim Rama janë persona të skeduar më parë për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës.

Sapo kanë mësuar për ngjarjen, në drejtim të Lezhës janë nisur nga Tirana drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe shefi i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj. Ata kanë qëndruar për disa minuta në vendin ku ka ndodhur vrasja e policit të Antidrogës Saimir Hoxha dhe më pas janë larguar drejt spitalit të Lezhës, ku ndodhen policët e tjerë që ishin me viktimën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img