Hapësire reklamuese

Rajoni

Forcat Speciale të Kosovës në veri, krah ushtarëve të KFOR: Nuk tërhiqemi pa u liruar rruga nga bllokuesit serbë

Shkruar nga Newsbomb
Forcat Speciale të Kosovës në veri, krah ushtarëve të

Forcat Speciale të Kosovës nuk janë tërhequr nga pika kufitare në Bërnjak, edhe pse sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel ushtarët e KFOR kanë mbërritur aty prej orës 08.00 të mëngjesit të sotëm.

Komandanti i Forcave Speciale Besart Ahmeti, është shprehur se barrikadat e serbëve ende vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë, ndaj ata nuk mund të tërhiqen, edhe pse KFOR është aty. Pa u liruar rruga ka thënë Ahmeti, ata nuk tërhiqen.

“Pa u hequr kamionët, jo”, dëgjohet duke folur në telefon komandanti Besart Ahmeti, në një video të Albanian Post. Ahmeti ka biseduar edhe me eprorin e ushtrisë amerikane atje dhe ka marrë edhe nga ai përkrahje që pa u lëvizur fillimisht barrikadat, s’kanë nevojë të largohen as policia.

Nga informacionet që vijnë nga terreni, thuhet se ka diskutime rreth asaj nëse duhet të largohen barrikaduesit të parit apo Forcat Speciale të Policisë së Kosovës, edhe pse kjo sqarohet në marrëveshje, se tërheqja duhet të jetë paralele.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu