Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Forcat Speciale RENEA dhe FNSH “kthejnë përmbys” Selenicën, kontrollojnë dhjetëra shtëpi, dyshohet se fshihen vrasësit e Shkëlzen Velajt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat Speciale RENEA dhe FNSH ndodhen prej dy ditësh në zonën e Vlorës dhe po ushtrojnë kontrolle të shumta me qëllim kapjen e autorëve të ngjarjeve të fundit kriminale që kanë përfshirë qytetin bregdetar.

Newsbomb.al mëson se në orët e fundit, forca të shumta policie kanë “zbbarkuar” në zonën e Selenicës dhe po kontrollojnë dhjetëra shtëpi dhe ambiente të tjera, pasi aty dyshohet se fshihen autorët e vrasjes së Shkëlzen Velajt. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë.

I riu u qëllua për vdekje me më shumë se 30 plumba, pjesa më e madhe e të cilëve e kapën në bark. Autorët e ndoqën me makinë dhe e vranë në derën e shtëpisë, në katin e pestë të një pallati në lagjen “24 Maj”.

Mbi 20 shtëpi janë kontrolluar nga Forcat Speciale në Selenicë, por deri tani nuk ka informacion për persona të ndaluar. Mjeti që autorët përdorën për vrasjen, një “BMW” u gjetë e djegur në Risili, rrugë që të çon drejt Selenicës.

Viktima, 35 vjeçari Shkëlzen Velaj ishte vëllai i Ardi Velajt, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit është vrarë më  7 prill të 2015-ës, në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës në atë që sot quhet masakra e Çoles. Të vdekur gjithashtu mbetën dhe Hasan Rakipi Albi Limaj.

Dy pistat kryesore ku po heton Policia e Vlorës pas vrasjes, janë hakmarrja dhe përfshirja e mundshme e 35 vjeçarit në trafikun e drogës.

1- Lexo edhe: 30 plumba në bark, Forcat Speciale RENEA zbarkojnë në Vlorë, në kërkim të ekzekutorëve të Shkëlzen Velajt (PISTAT KRYESORE)
2- LEXO EDHE: 4 të shoqëruar për ekzekutimin e 35 vjeçarit në Vlorë, Policia gjen një kallashnikov brenda makinës së braktisur
3- LEXO EDHE: Ekzekutimi i 35-vjeçarit pas mesnatës në Vlorë, autorët e ndoqën nëpër shkallët e pallatit, mbi të u zbraz i gjithë kallashnikovi; viktima vëllai i Ardi Velajt

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img