Hapësire reklamuese

Aktualitet

Forcat Speciale blindojnë Vlorën, "buzëderri" del nga burgu për varrimin e djalit

Shkruar nga Newsbomb
Forcat Speciale blindojnë Vlorën, "buzëderri" del nga

Gëzim Sinomati, 23-vjeçari që u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës 7 janar po përcillet sot për në banesën e fundit.

Në ceremoninë mortore po merr pjesë dhe babai, Sokol Sinomati i njohur ndryshe me nofkën “Buzëdërri”.

Më shumë se 100 forca policie janë angazhuar në Vlorë, pasi Sokol Sinomati, i njohur me nofkën ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu dhe po merr pjesë në ceremoninë motorë të djalit të tij.

Newsbomb sjell pamjet kur dhjetëra makina policie shoqërojnë ish-anëtarin e bandës së Gaxhait, i cili është dënuar për vrasjen e Luigj Xhafës në vitin 2000, edhe pse si shënjestër ishte Sokol Nuho.

@newsbomb.albania Blindohet Vlora, Sokol Sinomati i njohur me nofkën ‘buzëderri’ merr leje nga burgu për varrimin e djalit që iu vra me snajper duke pirë cigare në ballkon Newsbomb.al sjell pamjet kur dhjetëra makina policie shoqërojnë ish-anëtarin e bandës së Gaxhait, i cili është dënuar për vrasjen e Luigj Xhafës në vitin 2000, edhe pse si shënjestër ishte Sokol Nuho. #fyp #viral #vrasje #bandadroge #vrasesmepagese #gezimsinomati ♬ original sound - newsbomb.albania

Ekzekutimi i 23-vjeçarit pabesisht me snajper në ballkonin e shtëpisë duke pirë cigare ka tronditur qytetarët e Vlorës dhe vendit.

Ka dyshime që qitja me snajper është bërë nga automjeti tip “BMË” që më pas u gjet i i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës, në lagjen “24 Maji”.

Gjatë kontrolleve, në makinë “BMË” është gjetur edhe vendi ku ishte fshehur arma tip ‘snajper’, por ende nuk ka asnjë gjurmë sa i takon autorëve të dyshuar.

23-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili u qëllua me snajper në Vlorë nuk ishte një person i panjohur për policinë. I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika, por u vra pabesisht teksa rrinte në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”.

Viktima është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën nofkën “Buzderi” dhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës alias “Gaxhai” në vitin 1997 në Vlorë. Ky i fundit ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”.

Lexo edhe: Njihej me nofkën “Buzderi”, kush është babai i Gëzim Sinomatit që u qëllua për vdekje

Sokol Sinomati përfundoi në burg për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000. Ai aksidentalisht qëlloi Luigj Xhafën, kalimtar të rastit, edhe pse si qëllim kishte ekzekutimin e Sokol Nuhos, por situata i doli jashtë kontrollit.

Një vit më parë, më 3 janar 2022, një sasi tritoli i ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës së xhaxhit të 22-vjeçarit, Bernad Sinomati. Në atë kohë policia bëri me dije se  automjeti kishte shumë kohë që qëndronte i parkuar, pasi pronari ndodhej jashtë vendit.

Çka bëri që të lindin dyshimet se sasia e tritolit kishtë për qëllim dhënien e një mesazhi ndaj viktimës. pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhej jashtë shtetit. Si pasojë u regjistruan dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Bernad Sinomati është vënë në pranga në vitin 2015 për armëmbajtje pa leje dhe rezulton i dënuar në Belgjikë, ku vuajti edhe dënimin. Mirëpo, dyshohet se vrasje e nipit të tij ka të bëjë me dy grupe të fuqishme kriminale në qytetin e Vlorës, ku deri më tani janë shënuar disa viktima.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese