Hapësire reklamuese

Bota

Forcat ruse sulmojnë me raketa qytetin e Mykolaiv, 12 të plagosur dhe dhjetëra shtëpi të shkatërruara

Shkruar nga Newsbomb
Forcat ruse sulmojnë me raketa qytetin e Mykolaiv, 12 të plagosur dhe

Dymbëdhjetë persona u plagosën dhe shtëpitë u shkatërruan, pasi qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv, u bombardua me raketa nga forcat ruse mbrëmjen e djeshme.

"Armiku bombardoi qytetin masivisht natën," tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së Presidentit përmes një postimi në Telegram.  

“Rusët i drejtojnë raketat e tyre në zonat e banuara, qendrat tregtare, qendrat rekreative dhe ndërtesat e banimit”, tha Timoshenko.

kryebashkiaku i Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych tha se dy spitale u dëmtuan nga bombardimet, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Fshatrat përgjatë kufirit midis Mykolaiv dhe Kherson janë kthyer në vijat e frontit, ndërsa forcat ukrainase përpiqen të depërtojnë në mbrojtjen ruse në rajon.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.