Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Forcat ruse rigrumbullohen në kufi, pritet sulm i ashpër në këto dy qytete ukrainase

spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat ushtarake ruse janë duke u ri-grumbulluar në kufirin me Ukrainën, sipas disa imazheve satelitore të ditëve të fundit.

Ekspertët amerikanë dhe ata ukrainas kanë dhënë alarmin se trupat ruse pritet të sulmojnë qytetet Donetsk dhe Luhansk në rajonin e Donbasit, që prej 2014-ës janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

Zyrtarë në Europë kanë thënë se trupat ruse pritet të dyfishohen apo edhe të trefishohen në këtë rajon. Aktualisht, një numër i madh trupash dhe makineri lufte ndodhen në qytetet ruse Belgorod, Voronezh dhe Rostov.

Përforcime po krijohen gjithashtu në rajonin e Kharkivit për të mbështetur avancimin rus në jug. Ata shpresojnë të përparojnë nga Izyum drejt Slovyansk dhe të rrethojnë forcat ukrainase, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Kur presidenti rus Vladimir Putin flet për Donbasin, ai i referohet zonës së vjetër të prodhimit të qymyrit dhe çelikut të Ukrainës.

Ajo që ai me të vërtetë do të thotë është tërësia e dy rajoneve të mëdha lindore, Luhansk dhe Donetsk, të cilat shkojnë nga jashtë Mariupolit në jug deri në kufirin verior të Ukrainës.

NATO pret gjithashtu që forcat ruse të përpiqen të krijojnë një urë tokësore, që do të kalojë përgjatë bregut jugor në perëndim të Donetsk-ut deri në Krime.

Më shumë




spot_img








spot_img