Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Forcat e xhenios nisen me urgjencë nga Tirana, bëjnë shpërthimin e kontrolluar të një predhe në Klos, rrezikonte të... (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Forcat e xhenios nisen me urgjencë nga Tirana, bëjnë
Foto e predhes se gjetur ne Klos

Forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur me urgjencë mëngjesin e sotëm drejt Klosit, dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të një predhe, që është gjetur nga një banor në rrjedhën e lumit Mat.

Ka qenë një banor i zonës ai që ka pikasur predhën e rrezikshme, teksa mblidhte dru për zjarr. Menjëherë ka njoftuar Policinë, e cila kur ka parë se ajo ishte me djegore dhe mund të shpërthente, ka bërë rrethimin e vendit dhe ka njoftuar forcat e xhenios.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës, duke eliminuar rrezikshmërinë e saj.

Predha në fjalë dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish-pazari i vjetër, megjithëse ato janë certifikuar si të pastra 4 vite më parë kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga ish-ministrja Mimi Kodheli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll