Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Forcat e Armatosura zbarkojnë në aeroportin e Rinasit (Foto)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aedf9601f95a04808c52de1156ad64bc

Menjëherë pas urdhrit të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, një grup efektivësh të Forcave të Armatosura janë dislokuar në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Urdhri i Xhaçkës vjen pas grabitjes spektakolare ditën e djeshme ku katër persona të armatosur rëndë, ndër ta Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë, çanë rrethimin dhe grabitën rreth 10 milion euro nga avioni civil “Austrian Airlines”.

Opozita e ka quajtur si antikushtetues urdhrin e Xhaçkës për të ruajtur aeroportin me forca ushtarake.

“Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit”, deklaroi ministrja Xhaçka.

asdfswergsw4hy.jpg

asdcfswggh4rh.jpg

sdfsdgwerhwe4rhj.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img