Hapësire reklamuese

Aktualitet

Forcat e Armatosura mbrojnë veten: Mos na akuzoni vetëm prej një rasti

Shkruar nga Newsbomb

Rrëzimi i një helikopteri me drogë në Malaga të Spanjës me drejtuesnjë pilot të Forcave të Armatosura shqiptare, ka shtyrë të reagojë zyrtarisht dhe FA përmes një deklarate publike.

Koloneli Flamur Hadushi kërkoi që Forcat e Armatosura të mos njollosen lidhur me rastin e helikopterit me hashas që drejtohej nag Sokol Feka, i vdekur në aksidentin ajror.

“Forcat e Armatosura nuk mund të njollosen për një njeri të vetëm. I bëj thirrje publikut që të mos i përgjithësojë raste të tilla sporadike me punën tonë të përditshme. Ngjarja ku gjeti vdekjen major Sokol Feka është një ngjarje e rëndë, e cila flet për domosdoshmërinë e reformimit të thellë që kemi ndërmarrë në të gjitha nivelet e drejtimit të FA. Është një ngjarje që flet po ashtu për rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe procedurave për daljet jashtë vendit të personelit ushtarak si dhe nevojën që të rrisim më tej integritetin e të gjithë efektivëve tanë.

Ky rast nuk mund të hedhë poshtë punën e personelit të Forcës Ajrore për realizimin e misionit të saj kushtetues, për sigurimin në bashkëpunim me NATO të sovranitetit ajror, të krijimit të kapaciteteve të vëzhgimit ajror, mbështetjen e strukturave të tjera të Forcave të Armatosura dhe veçanërisht në mbështetje të drejtpërdrejtë të popullit, në përballimin e emergjencave civile” tha kolonel Hadushi. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.