Hapësire reklamuese

Politikë

“Foltorja” sot do të ndalet në Elbasan, Berisha thirrje demokratëve: Ejani, vetëm të bashkuar mund të fitojmë!

Shkruar nga Newsbomb
“Foltorja” sot do të ndalet në Elbasan, Berisha thirrje

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka njoftuar se ditën e sotme në orën 18:00 “Foltorja” do të ndalet në qytetin e Elbasanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha u bën thirrje të gjithë demokratëve të këtij qyteti që të marrin pjesë, pasi vetëm të bashkuar ata do të mund të fitojnë.

“Sot ne ora 18:00 ne Sallen e Theatrit Skampa te Elbasanit mbahet “Foltorja per nje Parti Demokratike me te  bashuar, me te forte, me te hapur. Interes i jashtzakonshem. Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Rrofte Elbasani! Sb”, shkruan Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.