Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Foltorja i përgjigjet Gazment Bardhit: Simbolet, vula dhe vetë PD i përkasin demokratëve, ish-ministri i Ramës nuk mund të pengojë misionin e delegatëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi se simbolet e PD-së po përdoren nga persona të paautorizuar, duke iu referuar “bexhave” që janë shpërndarë te delegatët për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor.

Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar edhe “Foltorja”, e cila shprehet se simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve, ndaj ïsh-ministri i Ramës nuk mund të pengojë misionin e delegatëve”.

Reagimi i plotë:

Një përgjigje për “kryetarin” pa parti!

Të vënë përballë faktit të kryer se shumica e delegatëve të kuvendit dhe anëtarëve të PD i kanë përcaktuar tashmë de facto si pakicë uzurpuese të Partisë Demokratike ashtu siç pritej, peng – kryetari në largim dhe ai që ka poshtë, do të zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bërë më qesharakë seç janë.

Simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar që është dhe organi më i lartë i Partisë Demokratike. Mbi 5000 mijë delegatë që përbëjnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD! Askush dhe aq më pak ish ministri Edi Ramës nuk mund t’i pengoje ata të realizojnë misionin e tyre nën flamurin, siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike për të cilën kanë sakrifikuar aq shumë ndërkohë që vota e tyre tradhëtohej nga peng kryetari ose shitej për karrike ministrash nga gaztori i tij! Shoqata Basha – Bardhi le të tundë dhe për pak ditë letrat se partia dhe demokratët i kanë braktisur me kohë.

Përballe mijëra firmave që mbështesin Kuvendin Rithemelimit të 11 Dhjetorit ankesat dhe të qarat për letra e shkresa dëshmojnë fundin pa lavdi të nje grupi njerëzish të cilëve as dorëheqja nuk ua shpëton dot më nderin që në fakt nuk e patën kurrë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img