Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

“Foltorja”, analisti Vangjeli: Berisha ka krijuar një valë anti-amerikanizmi me njerëz anarkistë, sovranistë dhe të parealizuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Lorenc Vangjeli komenton mbajtjen e “foltores” virtuale të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA, dhe thotë se nëse do të kishte arritur të merrte vizë, do të kishte shkuar aty me not.

Vangjeli tha në “ABC News” se Berisha ka krijuar në valë anti-amerikanizmi që ka tërhequr pranë vetes lloj lloj njerëzish anarkistë, sovranistë të rigjetur, njerëz të parealizuar në të gjitha rrethanat.

Ai tha se sado që Berisha tenton të shkojë drejt SHBA-ve, aq më tepër afrohet drejt Lindjes.

Pjesë nga komenti i Vangjelit:

Zoti Berisha bëri me foltoren e tij të radhës, atë që do donte ta bënte ndryshe. Nëse do ta lejonin të shkonte edhe me not. Nuk mundej. Mund të pluskonte në Dhërmi për orë të tëra por nuk mund të shkonte dot andej.

Në këtë lloj revanshi të Berishës, përkrahësit e tij nuk janë njerëz që do votonin për Berishën por ajo masë demokratësh të frustruar nga opozitarizmi i tejzgjatur i Lulzim Bashës. Po t’i jepnin vizë do e kalonte Atlantikun me not. E para është e dukshme, revanshi i zotit Berisha që nuk tregon forcën e tij por dobësinë e palës tjetër. Tregon mosmiratim për zotin Basha”, tha Vangjeli.

“Problemi i dytë është se çështja e zotit Berisha ka krijuar një valë anti-amerikanizmi në rritje në Shqipëri. Lloj lloj njerëzish anarkistë, sovranistë të rigjetur, njerëz të parealizuar në të gjitha rrethanat.

Një gamë personazhesh që për herë të parë në këto 30 vjet po dëshmojnë një segment të rrezikshëm të shoqërisë shqiptare. Berisha sa më shumë tenton të shkojë drejt Amerikës, aq më shumë po shkon drejt lindjes. Korrupsioni i bën politikanët vulnerabël dhe do ishin të gatshëm të ndryshonin edhe orientimin gjeo-strategjik të vendit. Sot ne jemi duke u operuar në pikën më kritike të ekzistencës tonë”, u shpreh ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img