Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Foli për ish-kompleksin Partizani, Jamarbër Malltezi paralajmëron Klodiana Lalën me padi për shpifje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e djeshme hetimet e SPAK për privatizimin të ish-kompleksit Partizanit.

Ajo e cilësoi privatizimin e ish-kompleksit Partizanit një aferë korruptive, ndërsa tha se pritet të merret në pyetje edhe ish-kryeministri Sali Berisha, si i përfshirë në këtë aferë.

“Në këndvështrimin tim është një aferë korruptive për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat. Zoti Qiriazi ish-drejtuesi i Komandës mbështetës të FA ka qenë një ndër personazhi që ka refuzuar të firmosë. Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Genc Ruli kanë qëndruar të ftohtë në prokurori duke thënë se gjatë gjithë kohës në lidhje më këtë ish-kompleks pretendojnë se kanë zbatuar ligjin. Këtu bëhet fjalë për një numër të lartë personash që priten të merren në pyetje, po ashtu edhe zoti Berisha”, u shpreh Lala.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i Jamarbër mallltezit, dhëndrit të Berishës, i cili i konsideron shpifje, si dhe i kërkon gazetares Lala që të kërkojë falje brenda 24 orëve ose në të kundërt do të shkojë në gjykatë.

Postimi i plotë i Malltezit:

Përgënjeshtrim: Në përgjigje të mashtrimeve të mbrëmshme të gazetares Klodiana Lala, por dhe ndonjë tjetri që si ajo shpifin me regji, i them se:

  1. Ti shpif kur krahason procesin e inceneratorëve me atë të privatizimit të objekteve të rrënuara te Partizani sepse ndonëse e di mirë skemën e inceneratorëve për të cilën ke shkruar shumë shkrime, mashtron me qëllim sipas regjisë për ngjashmëri që nuk ekzistojnë me privatizimin e kompleksit “Partizani”.
  2. Ti shpif sepse e di që tek inceneratoret po vidhet para dhe pronë publike, ndërsa këtu pronarit iu kthye prona e tij private e grabitur nga hajduti shtet komunist dhe se pronarët e tokës jo vetëm nuk morën nga shteti qiranë që i takonte me ligj, por paguan edhe 800 mijë USD të tjera për të blerë objektet e rrënuara dhe me 42 familje informale brenda!
  3. Ti mashtron me ndërgjegje sipas regjisë sepse e di se ndërkohë që inceneratorët duheshin bërë me tender publik dhe duke respektuar afatet e ligjit, ato u bënë pa tender dhe Elbasani brenda 1 ditë = 9 procedura kur duhej tender ndërkombëtar, ndërsa objektet e rrënuara të klubit që pronarët u detyruan t’i blejnë u privatizuan sipas ligjit dhe me një vonesë të tmerrshme që zgjati 3 vjet. Aferë korrputive nuk është të marrësh atë që të takon sipas ligjit, por të mashtrosh me komandë publikun për interesat e padronëve të tu, duke qenë në dijeni të plotë se po mashtron.
  4. Nëse ka 1 shkelje ajo është që sipas Ligjit shteti detyrohet të paguajë qira pronarëve të tokës derisa të përfundojë privatizimi i objekteve, ndërsa në këtë rast nuk është paguar qira ndonëse procesi zgjati 3 vjet!
  5. Ke 24 orë të kërkosh falje për mashtrimet e bëra në emisionin “Open”, dhe të sigurohesh që marrin të njëjtin mbulim mediatik, në të kundërtën do kesh mundësi ta bësh këtë në gjykatë”, shkruan anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Më shumë




spot_img








spot_img