Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova në fokus të BBC: Mos Shkoni! Qëndroni dhe bëni ndryshimin për vendin tuaj

Shkruar nga Newsbomb

Largimi në masë i popullsisë së Kosovës duket se i ka rënë në sy edhe mediave të huaja dhe BBC News i ka kushtuar një reportazh situatës së saj. BBC News e ka quajtur Kosovën si populli më i ri në Europë, i cili pavarësisht se gëzon pavarësinë e tij prej 7 vitesh ende ndihet e kërcënuar.

Në fokus të medias amerikane janë të rinjtë të cilët nuk disponojnë një punë dhe zgjedhin që të largohen për një jetë më të mirë në Europë. 7 Arte është një kafene në Mitrovicë e cila nuk ka asnjë klient për shkak të situatës ekonomike në Kosovë. Themeluesi i saj shprehet se çdo gjë jashtë Kosovës është më e thjeshtë.

Punonjësit në këtë kafene tashmë kanë nisur që të perfeksionojnë gjuhën angleze për t’u rënë në sy investitorëve të huaj dhe institucioneve akademike duke shpresuar punësimin e tyre. Ndërkohë që shumica e vendeve europiane kanë deklaruar që nuk do të pranojnë kërkesat për azil të aplikantëve nga Kosova, Ministri Europian i Integrimit në Kosovë bën thirrje duke thënë, “Mos Shkoni.

Qëndroni këtu dhe bëni ndryshimin për vendin tuaj”. Qeveria Kosovare ka nisur punën nga ana e saj për politikat e ndryshimit që do të riatdhetosojë popullin e tyre në Kosovë. BBC tregon që nuk ka si të mos njihet Kosova me këngëtarët dhe tekstet e tyre miks të gjuhës shqiptare dhe angleze.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese