Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

FNSH-ja ‘blindon’ Vlorën, dhjetëra efektivë negociojnë me të riun që ka marrë peng familjen, kërcënon se do shpërthejë bombulën e gazit (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

9ea97d9cc56dfcc03d0c7b65a997453c

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt janë nisur me urgjencë drejt Vlorës për të negociuar me një të ri dhe për të liruar familjarët e tij.

Mësohet se Policia është vënë në ndjekje të një personi, i cili është rrahur në një lokal të qytetit bregdetar me disa persona të tjerë. I riu i ka ikur policisë dhe është futur në shtëpinë e tij, aty ku kërcënon familjarët.

Menjëherë, është njoftuar FNSH-ja dhe është nisur drejt qytetit bregdetar për të negociuar me të riun që të dorëzohet dhe të lërë të familjen e tij.

Paraprakisht bëhet me dije se nën kërcënimin e thikës, i riu i ka bërë thirrje Policisë që të mos afrohen sepse në të kundër ai do të vrasë familjarët e tij.

Siç shihet nga foto, dhjetëra efektivë qëndrojnë para shtëpisë së tij dhe po negociojnë me të që ai të dorëzohet. I riu kërcënon se do të shpërthejë bombulën e gazit.

Screenshot_5.jpg

Screenshot_6.jpg
Screenshot_8.jpg
Screenshot_10.jpg

Më shumë

spot_img