Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

FNSH-ja bastis disa shtëpi në Astir e Kombinat, kërkon Artan Kurtin, dyshohet si kreu i grupit që grabiti biznesmenin Nazmi Çangu (EMRI i të arrestuarit)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt janë duke bastisur disa shtëpi në zona të ndryshme të Tiranës, pasi ka dyshime se fshihen autorët e grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu nga Fushë Kruja, dy javë më parë. Mësohet se Policia po kërkon shtetasin Artan Kurti, pasi dyshohet se është kreu i grupit që organizoi grabitjen.

Artan Kurti njihet dhe me mbiemrat Lleshi dhe Prenga. Po kontrollohen imtësisht disa shtëpi dhe objekte të tjera në zonën e Astirit, Kombinatit dhe Fushë Mëzezës.

albsig

spring

Deri tani është arrestuar shtetasi Saimir Kuçi, dhe po mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ai është arrestuar në orën 04.00 të mëngjesit, kohë kur ka nisur dhe operacioni. Për Kurtin Prokuroria e Krujës ka lëshuar urdhër-arrest, bashkë me 7 persona të tjerë.

Saimir Kuçi është i skeduar nga autoritetet pasi është përfshirë dhe në disa ngjarje të tjera kriminale, kryesisht në fushën e vjedhjes me dhunë. Në kërkim është dhe Artan Kurti pasi nuk është gjetur në shtëpi pas kontrolleve të FNSH.

Ky grup njihet dhe si “grupi i kasafortave”, sepse dhe më herët janë goditur nga Policia për vjedhje.

Kujtojmë se dy javë më parë, familja e biznesmenit nga Fushë Kruja Nazmi Çangu ra pre e grabitësve të armatosur. Ata dhunuar kryefamiljarin dhe sipas raportimeve i kanë marrë mbi 100 mijë euro para e bizhuteri të cilat ai i mbante në shtëpi, në kasafortë.

Pak ditë më parë nën/drejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, deklaroi për mediat se ata ishin “në gjurmë të mira” për kapjen e autorëve sepse kishin lënë shumë prova pas. Sipas tij, hetimet po kryeheshin nga Policia Kriminale, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img