Një operacion blic është duke zhvilluar policia mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Bëhet me dije se në këtë operacion janë të përfshirë FNSH, Struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier dhe policia e Fierit.
Policia është duke zhvilluar kontrolle të shumta nëpërmjet postoblloqeve të vendosura në qytet, ku në “shënjeshtër” janë makinat luksoze.
Ky operacion zhvillohet për të bërë të mundur arrestimin e personave që janë të shpallur në kërkim, apo arrestimin e atyre që u gjenden sende të paligjshme.
Sondazh
Poll