Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FNSH aksion “blic” në Vlorë, në “sitë” mjetet me xhama të zinj

Shkruar nga Newsbomb

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar pasditen e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se janë kryer kontrolle në hyrje të qytetit bregdetar.

Postobllokët policor janë vendosur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike, por edhe në rrugën që të lidh me bregdetin si dhe me fshatrat e qytetit.

Gjithashtu policia ka ndaluar për kontroll të gjitha mjetet luksoze me xhama të zinj. Aksioni blic i FNSH ka për qëllim kapjen e personave në kërkim apo atyre që mbajnë armë dhe mjetet të ftohta.

Ky aksion i policisë vijon pasi ditën e sotme është arrestuar në Durrës Armando Sulejmani, ish-anëtari i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Çipuri. Armando Sulejmani nuk është një emër i panjohur për Policinë. 48-vjeçari nga Vlora, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Çipuri”, i është bërë një atentat në muajin maj të vitit 2016, në hyrje të banesës së tij në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Lexo edhe: Arrestohet “Çipuri”, ish anëtari i bandës së Gaxhait që i ka shpëtuar dy atentateve

Ai u qëllua me 11 plumba, por fatmirësisht shpëtoi pasi vetëm njëri plumb e kapi në krah.

“Çipuri” njihet si anëtar i bandës së Gaxhait, të akuzuar për konfliktet e tyre me familjen Llanaj. Llanajt dhe Gaxhajt kanë një sagë hakmarrje dhe ngjarje kriminale mes tyre, derisa në vitin 2015, ndodhi masakra e Çoles, ku pas një sherri në kazino u vranë 3 të rinj. Një nga të arrestuarit për masakrën është Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt. Ferdinandit iu bë një atentat mafioz në vitin 2017 dhe i dyshuari kryesor ishte Armando Sulejmani.

FotoArkiv/ Armando Sulejmani FotoArkiv/ Armando Sulejmani

Ndërkohë, Sulejmanit iu bë një tjetër atentat në shkurt të 2019 ku mbeti i vdekur Aurest Rexho kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani shkoku i ngushtë i 48-vjeçarit.

Armando Sulejmani ka qenë i dënuar për vrasje me 20 vite dhe është liruar në rrethana të paqarta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese