Hapësire reklamuese

Ekonomi

FMN: Vijon ulja ekonomike në vitin 2020 për Shqipërinë, por 2021 do të sjellë rritje me 5%

Shkruar nga Newsbomb
FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit ka publikuar parashikimin zyrtar për ecurinë ekonomike të Shqipërisë, që për vitin 2020 pritet të bjerë me -7.5%, nga 5% në raportin e prillit.

Ky vlerësim ishte publikuar më herët edhe nga misioni i FMN-së në Shqipëri në  një vizitë virtuale gjatë periudhës 17-28 shtator 2020, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të parë Pas Programit (MPP).

Tendenca për Shqipërinë është e ndryshme nga ajo globale, ku rënia, ndonëse e thellë, është më pak e fortë sesa ishte parashikuar në qershor, për shkak se rënia në shumë vende në tremujorin e dytë nuk rezultoi aq e ashpër sa pritej.

Sipas raportit të fundit të FMN-së, tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7.5% secila). Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%.

FMN pret që ekonomia shqiptare të rritet me 5% në vitin 2021, që është rishikuar në ulje në krahasim me raportin e prillit prej 8%. Në 2022, ekonomia do të zgjerohet me 3.4%.

Inflacioni në vend pritet të jetë i ndrydhur, në 1.4% në vitin 2020, për tu rritur lehtë në 1.7% në vitin 2021 dhe vetëm në 2022 do të shkojë në objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Deficiti i llogarisë korente (flukset e hyrjeve dhe daljes së valutës) pritet të përkeqësohet ndjeshëm në -11.7% të Prodhimit të brendshëm Bruto (PBB) nga -7.6% në 2019-n, për të rënë në vitet në vijim.

Një ngjitje e gjatë dhe e vështirë, po rënia është më pak e ashpër sesa pritej

FMN parashikon për ekonominë globale një recesion disi më pak të ashpër edhe pse ende të thellë në vitin 2020, krahasuar me parashikimin e qershorit. Rishikimi ka ardhur nga rezultatet e PBB-së në tremujorin e dytë në ekonomitë e mëdha të përparuara, të cilat nuk ishin aq negative sa pritej në fillim; Kthimi i Kinës në rritje, i cili ishte më i fortë se sa pritej; dhe shenjat e një rikuperimi më të shpejtë në tremujorin e tretë.

Rezultatet do të ishin shumë më të dobëta po të mos ishin përgjigjet e konsiderueshme, të shpejta dhe të paprecedenta fiskale, monetare dhe rregullatore që ruajtën të ardhurat e disponueshme për familjet, mbështetën flukset e parave për firmat dhe suporti që u dha për kreditë. Kolektivisht këto veprime kanë parandaluar deri më tani një përsëritje të katastrofës financiare të 2008-09, thotë FMN.

Rritja globale është parashikuar në −4.4 për qind në vitin 2020, një tkurrje më pak e ashpër sesa parashikohej në Pasqyrën Ekonomike Globale të Qershorit.

Rishikimi pasqyron rezultatet më të mira se të parashikuara të PBB-së në tremujorin e dytë, kryesisht në ekonomitë e përparuara, ku aktiviteti filloi të përmirësohej më shpejt sesa pritej pasi bllokimet filluan të lehtësohen në maj dhe qershor, si dhe treguesit e një rikuperimi më të fortë në tremujorin e tretë.

Rritja globale parashikohet në 5.2 përqind në 2021, pak më e ulët se në Azhurnimin e Qershorit 2020, duke reflektuar rënien më të moderuar të parashikuar për vitin 2020 dhe në përputhje me pritjet e distancës së vazhdueshme shoqërore. Pas tkurrjes në 2020 dhe rimëkëmbjes në 2021, niveli i PBB-së globale në 2021 pritet të jetë një nivel modest 0.6 për qind mbi atë të vitit 2019./Monitor

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.