Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

FMN, lajme të mira në horizont për Eurozonën, rreziku i madh kaloi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport mbi rishikimin e ekonomisë globale ku vlerësohet  se ekonomia globale pritet te rritet me 3.5% kete vit dhe 3.6 % në vitin 2018.

Këto parashikime kane mbetur te pandryshuara ne krahasim me raportin e muajit Prill,  dhe kjo ka ardhur si pasojë e uljes së  pritshmërie për Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, ndërkohë qe perspektiva për Evropën është përmirësuar.

Fondi Monetar thekson se rimëkëmbja ciklike tashmë që rreziku politik është zvogëluar mund te jete me e forte dhe me e qëndrueshme ne Evropë.  Duke u bazuar në shifra, është vënë re një rritje krahasuar me muajin prill. Kështu nga 1.7% qe  parashikohej rritja për Eurozonën, pritshmëritë e FMN-se janë rritur ne 1.9%.

Ne “ World Economic Outlook”, FMN ka korrigjuar ne rritje ekonominë e disa shteteve të Eurozonës, si Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, të cilat kanë shënuar një ecuri më të mire sesa pritshmëritë e muajve të parë të vitit.

Edhe për Evropën ne zhvillim, pritshmeritë mbeten pozitive, të udhëhequra nga një rritje me e forte sesa parashikimi ne Turqi, si rrjedhoje e eksporteve të larta.

Ndërkohë kërkesa e jashtme pritet te jete pozitive si rrjedhoje e përmirësimit të aktivitetit te partnereve të Eurozonës.

Për sa i përket Shqipërisë, oranews shkruan se, raporti nuk përmban të dhëna te detajuara por  referuar raportit të muajit Prill, FMN parashikonte qe ekonomia shqiptare te rritet ne 3.7% këtë vit.

Më shumë




spot_img








spot_img