Hapësire reklamuese

Aktualitet

FMN: Ekonomia shqiptare, një nga performuesit më të fortë në rajon

Shkruar nga Newsbomb
FMN: Ekonomia shqiptare, një nga performuesit më të fortë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2023.

Sipas FMN-së ekonomia shqiptare është shfaqur si një nga performuesit më të fortë në rajon në vitin 2023.

Në raport thuhet se në performancën e mirë të ekonomisë shqiptare ka luajtur rol vendimtar rritja e turizmit, e cila ka shtuar perspektivat ekonomike të vendit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se autoritetet shqiptare e kanë drejtuar me sukses ekonominë përmes goditjeve të njëpasnjëshme falë politikave të duhura makroekonomike.

FMN thekson në raport se “dhjetë muajt e parë të vitit 2023 kanë sjellë një pozicion fiskal shumë më të përmirësuar.”

Sakaq FMN-ja nënvizon se perspektivat afatmesme të ekonomisë shqiptare janë të kufizuara nga sfidat strukturore, duke përfshirë mangësitë në sundimin e ligjit dhe presionet e emigracionit.

Raporti i FMN-së i sugjeron Shqipërisë të ulë varësinë nga borxhi me normë të ndryshueshme, si dhe të mbajë në kontroll sektorin e energjisë dhe PPP-të pasi i konsideron si çelësi për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.

Ndër të tjera FMN thotë se ulja e inflacionit në 3%, mund të arrihet në vitin 2025, vetëm në rast se Banka e Shqipërisë vazhdon të rrisë normën bazë të interesit, dhe ta çojë në 4.5%, nga 3.25% që është aktualisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese