Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

“Fluturuan” me 230 km, këngëtari reagon ashpër ndaj dy shqiptarëve nga Kosova: Provojeni në Zvicër dhe Serbi kështu, turp që rrezikoni njerëzit e gjakut tuaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtari Genc Prevlukaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen ky dy shqiptarë nga Kosova u gjobitën në Shqipëri, pasi u kapën duke lëvizur me makina luksoze me 230 km në orë.

Prevlukaj thotë se këta dy shtetas të cilët makinat i kishin marrë me qira në Zvicër duhet të dërgohen për kontroll mjekësore, të shikohet nëse janë normal, pasi gjoba e vendosur kundrejt tyre sipas tij është shumë pak.

Këngëtari gjithashtu shton se duke qenë se këta persona janë me banim të përhershëm në Zvicër është një turp i madh që nderojnë rregullat në shtetet e huaja  dhe rrezikojnë njerëzit e gjakut të tyre.

“Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontrollë mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak.

I japin makinave (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar në kontroll. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë.

Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojne ti japin makinës atje në kete menyre dhe te ikin nga kontrolli i policisë!

Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijet, gratë e burrat e gjakut të tyre”, shkruan ai në postimin në “Facebook”.

Më shumë

spot_img
spot_img