Për shkak të reshjeve intensive të shiut Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar rrezikun nga aksidentet si dhe për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia bën me dije se në autostradën Tiranë-Durrës në Qafë –Kashar një 24-vjeçar është kapur duke lëvizur me shpejtësi gati fluturuese 212 km/orë.
Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetvrasje, për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.
“Pavarësisht se 24 vjeçari H.N, nga Tirana drejtonte një automjet Benz 320, kjo sdo të thotë se makina luksoze duhet të fluturojë, e të rrezikojë jetën e përdoruesve të rrugës”, sqaron policia.